Detaje nga vrasja e të riut në Ferizaj, arrestohet i dyshuari - Bota Sot
Detaje nga vrasja e të riut në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja e të riut në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen që tronditi Ferizajn një orë më parë. Viktima që humbi jetën nga arma e zjarrit është M.A (gazeta e di identitetin e plotë të tij), ndërsa i dyshuari është SH.R, i cili është identifikuar nga policia dhe shpejt pritet të arrestohet

Kryeprokurori Shukri Jashari ka thënë motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa ka dhënë detaje të tjera për rastin.

“Rreth orës 12:30  në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një vrasje viktima është M.A kurse i dyshuari SH.R,. I dyshuari është largu nga vendi i ngjarjes. Por i njëjti është identifiku dhe pritet të arrestohet nga policia”, tha Jashari.

Lajmin e ka ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri,  një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.

Autori i vrasjes në Ferizaj, dyshohet të jetë një 17-vjeçar

Policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ferizaj ku është qëlluar për vdekje 25-vjeçari me iniciale M.A.

Personi i ndaluar është 17-vjeçari me iniciale Sh.R. dhe aktualisht është në fazën e intervistimit.

Po ashtu, policia tha se kanë gjetur dhe konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj.

Mjeku nga Ferizaj tregon si e gjeti 25-vjeçarin e vrarë

Nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi vrasja e një të riu në Ferizaj, ka folur mjeku që shkoi t'i dilte në ndihmë personit të qëlluar.

Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar tre apo katër minuta, por kur kanë ardhur nuk kanë mundur ta ndihmojnë.

“Në momentin që jemi njoftu, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu 3-4 minuta”, ka thënë mjeku.

Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete dhe plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.

“Plaga ka qenë e tillë sa që s'ka mund të ketë intervenim”, është shprehur polici.

***

Është arrestuar i dyshuari që kreu vrasjen e një të riut tek stacioni i autobusëve në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi – zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj, i cili tha se hetimet janë duke vazhduar.

Viktima është rreth moshës 25-30 vjeçare.

***

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agim Gashi, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Ai tha se Policia është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme.

***

Një person është vrarë para pak minutash në Ferizaj, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.

Se një rast ka ndodhur në atë pjesë të qytetit, e ka konfirmuar për mediat vendore edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se ekipet policore tanimë janë në teren dhe po merren me rastin, derisa për informata më të hollësishme do të flasin më vonë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...