Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë e kësaj një person ka pësuar lëndime

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Aksidentu ka ndodhur në orët e pasditës, ndërmjet dy veturave. Sipas policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga veturat nuk e ka mbajtur distancën e duhur dhe ka goditur veturën tjetër. Si pasojë e kësaj, një person ka lëndime të lehta trupore, dhe pas tretmanit mjekësor do të lëshohet për në shtëpi”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat