Aktakuzë për kanosje dhe grabitje të automjetit

Kronikë e zezë

Aktakuzë për kanosje dhe grabitje të automjetit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:30
Foto

Prokuroria Themelore në Gjilan sot ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 shkurt e këtij viti, për shkak që i njëjti përmes kërcënimit i ka grabitur veturën të dëmtuarit SH.A.

Sipas aktakuzës, më 11 shkurt, në Gjilan, i pandehuri H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, me dashje dhe përgatitje paraprake, përmes kërcënimit dhe dhunës fizike, ka grabitur automjetin e të dëmtuarit SH.A. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprat penale, ‘’Grabitje’’ nga neni 329 paragrafi 1 dhe ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale, të cilat i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat