E plagos rastësisht me armë në këmbë, ngritet aktakuzë

Kronikë e zezë

E plagos rastësisht me armë në këmbë, ngritet aktakuzë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.M. dhe Ç.S. për vepër penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.M., më 21 janar 2019, në komunën e Kamenicës, derisa ka qenë në veturën e tij ‘’Golf II’’, nga pakujdesia e ka plagosur në anën e majtë të këmbës së djathtë, të pandehurin tjetër Ç.S., i cili kishte qenë si pasagjer në ulësen e parë të automjetit, me ç’rast  i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është dërguar për ndihmë, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Ç.S., që nga nëntori 2018, pa leje ka mbajtur në pronësi armën ‘’Ekol Special’’, të cilën në janar ia kishte shitur E.M., për 130 euro, me ç’rast akuzohet për veprat mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

I pandehuri E.M. akuzohet për të njëjtat vepra penale, pasi që e ka blerë armën e zjarrit nga i pandehuri Ç.S., të cilën e ka poseduar pa leje.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat