Dhuna në familje, një i arrestuar në Vushtrri

Kronikë e zezë

Dhuna në familje, një i arrestuar në Vushtrri

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pas raportimit për dhunë në familje.

“Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve të tjera rrethanore, përfshirë provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Policia njoftoi se rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale “lëndim trupor” dhe “dhunë në familje”.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat