Konfiskohet sasi e madhe e armëve në Klinë - Bota Sot
Konfiskohet sasi e madhe e armëve në Klinë

Kronikë e zezë

Konfiskohet sasi e madhe e armëve në Klinë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Gjurgjevik i vogël të Klinës, pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsideruar e armëve.

Sipas Policisë, personi i parë është arrestuar në këtë fshat, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë AK-47, tri revole, një pushkë ajrore dhe 697 fishekë të armëve të cekura.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, personi tjetër është arrestuar në këtë fshat, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikator me 38 fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...