Arrestohet një serb dhe një shqiptar, dyshohen për kryerjen e një numri të madh të vjedhjeve - Bota Sot
Arrestohet një serb dhe një shqiptar, dyshohen për kryerjen e një numri të madh të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb dhe një shqiptar, dyshohen për kryerjen e një numri të madh të vjedhjeve

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Stacioni Policor në Gjakovë kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e disa veprave penale vjedhje.

Njëri nga të arrestuarit është shtetas serb, ndërkaq, tjetri shqiptar.

Të njëjtit janë arrestuar mbi bazën e dyshimit që në mënyrë sistematike që nga viti 2018 e deri më tani kanë kryer disa vepra penale kundër pasurisë si ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’, cak i tyre kanë qenë kryesisht shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse duke vjedhur kështu pasuri të ndryshme të luajtshme.

Deri më tani janë zbuluar 36 vepra të ndryshme penale për të cilat janë ushtruar kallëzime penale policore dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale të cilat do të dorëzohen në prokurori.

Personat e dyshuar janë proceduar në prokurori dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

* E. D. i lindur me 1984, shtetas i Serbisë

* Sh. K. i lindur me 1985, shqiptar/kosovar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...