Arrestohet “Vetëtima” e Prishtinës, vodhi mbi 20 kuleta të grave - Bota Sot
Arrestohet “Vetëtima” e Prishtinës, vodhi mbi 20 kuleta të grave

Kronikë e zezë

Arrestohet “Vetëtima” e Prishtinës, vodhi mbi 20 kuleta të grave

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Hajnesha e Prishtinës që vodhi mbi 20 çanta e kuleta të grave nëpër restorante, lokale e rrugë në qendër e në periferi të kryeqytetit më në fund është kapur nga Policia e Kosovës. Gjatë natës së mbrëmshme, hajnesha që quhet Vetëtima Berisha u prangos në “vetëtimë” nga policia.

Ishte shndërruar në ankth për shumë gra kosovare. Kohë më parë ishte raportuar se si Vetëtima Berisha hynte në restorante, ua merrte çantat grave dhe qetësisht largohej me gjësende të huaja sikurse të ishin të sajat. Por duket se veprimtarisë së saj i erdhi fundi pasi ajo është prangosur dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë në gjykatë për t’ia caktuar paraburgimim. Vendimi për të merret nesër.

Këto detaje i dha gjatë të shtunës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Gruaja që ka vjedhur çanta të grave i ka mbi 20 raste të vjedhjeve. Mbrëmë është kapur nga policia në flagrancë diku në qendër të Prishtinës”, tha Beka të shtunën.

Shtoi se prokuroria ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit.

“Mbrëmë është ndaluar, sot u bë kërkesa për caktim të paraburgimit, nesër gjykata e merr vendimin për të”, tha Beka.

“Zakonisht ka vjedhur çanta të grave, kryesisht në Prishtinë. Kemi qenë shumë të interesuar për kapjen e saj sepse ka pasur shumë raste”, përfundoi Beka.

Para dy vjetësh, media ka shpërndarë video se si Vetëtima vodhi një çantë të një gruaje në një restorant. Viktima pati rrëfyer se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën bankare, 400 euro, parfum origjinal si dhe gjësende tjera me vlerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...