Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:28
Krenar Jemini

Krenar Jemini nga Mushtishti i Suharekës, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në një pompë derivatesh në rajonin e Prishtinës.

Rasti është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, e cila tha se ky rast ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara.

“Rreth orës 11:00, në Stacionin Policor në Graçanicë është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhë në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruara  një person mashkull, 1997, ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Njësit policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me Prokurorin e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe se trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi.

Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2018, në vendin e punës kishin humbur jetën 23 punëtorë, ku prej tyre 12 ishin të sektorit të ndërtimtarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat