Shkëputet ashensori nga kati i katërt, lëndohet një vajzë

Kronikë e zezë

Shkëputet ashensori nga kati i katërt, lëndohet një vajzë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.

Mësohet se ashensori ka rënë nga kati i katërt dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeçare, e cila ndodhej brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”, përcjell tch.

Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat