Vjedhin para e ari, hajnat në arrati

Kronikë e zezë

Vjedhin para e ari, hajnat në arrati

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Foto

Në raportin e policisë thuhet se, të martën në Ferizaj një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku i kanë vjedhur gjëra të vlefshme.

“Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje”, thuhet në raportin e policisë, përcjell “Bota sot”.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin, ndërkaq të dyshuarit ndodhen në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat