Policia jep detaje shtesë rreth vrasjes në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje shtesë rreth vrasjes në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar lidhur me vrasjen e sotme në Prishtinë dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

“Aktualisht jemi në fazën  preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme  ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor.

Ndryshe, sot rreth orës 11:30, ka ndodhur një vrasje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person A.J., derisa po qarkullonte me veturën e tij. Ai nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat