Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ, konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore, sot ka bastisur tri lokacione në Gollubovc të Malishevës, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në nëntor të vitit 2018 në fshatin Dobroshevc të Drenasit.

Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme automatike AK 47, dy karikatorë, 23 fishekë,  si dhe dëshmi të tjera që mund të ndërlidhen me një rast të vjedhjes.

Personit të dyshuar  F. M,  (37), shtetas i Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndaj tij është  iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat