Vodhën në një shtëpi në Vushtrri, policia arreston katër persona

Kronikë e zezë

Vodhën në një shtëpi në Vushtrri, policia arreston katër persona

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur gjësende të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme.

Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.

“Personat e dyshuar të arrestuar janë:

 A. M.      23 vjeç,                          

A. A.       20 vjeç,                             

S. I.         21 vjeç,                            

Sh.  S      34 vjeç, tha policia.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit  janë gjetur  dhe janë sekuestruar  gjësende të ndryshme të cilat  do të procedohen si dëshmi..

Ndërsa pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit   të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat