Vrau në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet në Shijak 23-vjeçari

Kronikë e zezë

Vrau në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet në Shijak 23-vjeçari

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:50
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një djalë 23-vjeçar, me qëllim ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit të kaluar.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak .

Autoritetet gjyqësore britanike kanë sjellë në vendin kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat