Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit që u zunë me 11 kilogramë drogë - Bota Sot
Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit që u zunë me 11 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit që u zunë me 11 kilogramë drogë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:31
Foto

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar një muaj paraburgim pesë personave të cilët u zunë me afro 11 kilogram drogë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK”, thuhet në komunikatën për media.

Për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27.02.2019 rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaji për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu në këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë zbatuar masat e posaçme hetimore (blerja e simuluar e sendit).

Me këto veprime pesë të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 shkurt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...