Kapen mallra pa datë prodhimi në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

Kronikë e zezë

Kapen mallra pa datë prodhimi në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Ferizaj janë kapur mallra pa datë prodhimi, të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar.

Rreth orës 08:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës-Njësia e Trafikut ka ndaluar një mjet transportues-furgon në fshatin Dardani, i cili po barte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra të kontrabanduara.

Në këtë vendndalim të mjetit transportues më pas kanë dalë edhe Inspektorati i komunës së Ferizajt dhe nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, u konstatua se mallrave u mungonte data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash.

“Madje, mos përmbushja e këtij elementi, pra datës së prodhimit bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Tutje, inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi.Qarkullueshmëria e mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën ligjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta”, thuhet nga Komuna e Ferizajt.

Inspektorati i kësaj komune ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për denoncime të rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat