Vozisnin veturë pa dokumente, arrestohen tre persona në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vozisnin veturë pa dokumente, arrestohen tre persona në Skenderaj

Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar të shtunën në Skenderaj, pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës së tyre

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Skenderaj, ku të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja dhe asnjëri nga ta nuk ka poseduar dokumente të shtetit të origjinës së automjetit.

“Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontroll një zyrtar policor ka përdorur sprejin. Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj”, theksohet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat