Zhduket një person në Zubin Potok, në veturën e tij gjenden njolla gjaku

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Zubin Potok, në veturën e tij gjenden njolla gjaku

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zhdukjen e një serbi në Zubin Potok.

“Lidhur me rastin me datën 05.03.2019-19:05 njësitë patrulluese në fshatin Matica Zveçan kanë gjet veturën e braktisur të viktimës mashkull K-Serb i cili është raportuar si i zhdukur dhe sipas Forenzikës dritarja e parme ka një vrimë e cila dyshohet se është nga arma e zjarrit si dhe në ulëse vërehen njolla gjaku”, thuhet në raportin e policisë.

Personi në fjalë u raportua i zhdukur më datë 3 të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat