Ishtë në kërkim për plagosje, arrestohet 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Ishtë në kërkim për plagosje, arrestohet 39-vjeçari

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për plagosje.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A.M., 39 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat