Mega operacioni "Vol-vo 4"-lirohen edhe dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Mega operacioni "Vol-vo 4"-lirohen edhe dy të arrestuar

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:15
Arrestimi

Gjykata e apelit për krime të rënda ka liruar nga qelia duke lënë në arrest shtepie dy nga të pandehurit e arrestuar gjatë operacioni vol-vo 4. 

Dy të arrestuarit Orges Jahelezi dhe Saimir Sulejmani janë lënë në arrest shtëpie. 

Gjatë operacion të zhvilluar në 12 qytete u arrestuan 34 të persona nga të cilët fillimisht u lanë ne burg vetem 24 prej tyre. 

Në këtë operacion u arrestuan edhe dy ish deputete e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. 

Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë ne një aferë korruptive por edhe për ta gjykata e apelit për krime të rënda ndryshoi masën në arrest shtepie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat