Detaje nga tragjedia në Gjilan, ku vdiq një biznesmen dhe u lënduan 23 persona

Kronikë e zezë

Detaje nga tragjedia në Gjilan, ku vdiq një biznesmen dhe u lënduan 23 persona

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sot në Gjilan ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa 23 persona tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur, kur një kamion ka goditur disa këmbësorë dhe 10 vetura.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një prononcim për media, tha së në aksident jetën ka humbur qytetari Qerim Qoqaj, ndërsa dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë.

Haziri: Dy qytetarë janë në gjendje emergjente

“Si pasojë e një aksidenti me vetura, që ka shkaktuar veç humbjes së jetës së një qytetari, ndërmarrësi, kryefamiljari, qytetar i ndershëm, Qerim Qoqaj, i cili tash më është i ndjerë. Dy qytetarë janë në gjendje emergjente në QKUK në Prishtinë dhe 12 të tjerë po trajtohen nga spitali Regjional i Gjilanit. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje. Pasojat dhe situata e tillë çfarë ka qenë pasdite, është shqetësim jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të Gjilanit dhe po mundohemi ta përballojmë me masat emergjente. Falënderoj reagimin e Policisë së shtetit, Prokurorisë Themelore, solidaritetit të qytetarëve, të cilët në ato momente, kanë qenë në një gjendje pak a shumë paniku, por kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në shpëtimin e jetës së njerëzve, që kanë qenë të ngujuar në automjetet e tyre dhe për pasojë ka mundur të kemi pasoja edhe më tragjike”, tha Haziri.  

Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit,  tha se Policia është lajmëruar se diku pas orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë.  

Hashani: Për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin

“Menjëherë kemi filluar hetimet rreth rastit. Nga hetimet e parë, në vendin e ngjarjes, dyshohet se një kamion transportues, të gjitha hetimet po tregojnë se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, të cilin e ka drejtuar, një kamion transportues dhe është futur në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, ku në mënyrë zinxhirore i ka godit, fillimisht dy këmbësorë, pastaj 10 vetura dhe një traktor. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pro më e keqja është se një person, edhe për kundër ndihmës dhe për kundër përpjekjeve që kanë bë mjekët e Gjilanit, ai ka humbur jetën”, tha Hashani.

Ai tregoi e Prokuroria e Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, i ka ndal dy persona, njëri është vozitësi i automjetit dhe tjetri ishte bashkudhëtari i tij. Ai po ashtu tha se policia është duke marrë informata nga ta, për të mësuar të vërteten e aksidentit.

***

Tre të lënduar rëndë në aksidentin e Gjilanit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa gjendja e tyre është stabile.

Kështu ka thënë doktor Naser Syla shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente, i cili bëri me dije që ndodhë mund të sillet në QKUK edhe rasti i katërt nga spitali i Gjilanit.

Mësohet se nga aksidenti në qendër të Gjilanit një person ka vdekur, kurse 23 janë të lënduar.

Syla: Janë lëndime të rënda, gjendja e tyre është stabile

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar tri raste nga spitali i Gjilanit të lënduar në aksident komunikacioni , mosha e tyre është moshë mesatare prej 40 deri në moshën 70 vjeçare. Ka prezantim të rënda trupore, por gjendja e tyre për momentin është stabile. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura që kanë qenë të nevojshme për këta pacientë, ndërsa tash do t’i dërgojmë nëpër klinikat adekuate për trajtimin e mëtutjeshëm. Lëndimet janë më tepër në kokë, mirëpo mund të themi se janë lëndime të rënda, edhe pse gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Të lënduarit në trajtim aktualisht në QKUK janë: Lumnie Sahiti(1972) nga Malisheva, Naser Nuhiu(1967) nga Vitia dhe Fatime Islami (1936) nga Gjilani.

***

Tre të lënduarit nga aksidenti në Gjilan që janë duke u trajtuar në QKUK janë në gjendje stabile.

Kështu ka thënë doktor Naser Syla shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente. Mësohet se nga aksidenti në qendër të Gjilanit një person ka vdekur kurse 23 janë të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur kur një kamion pasi që nuk ka mundur të frenojë ka goditur shumë vetura dhe njerëz.

Sipas Policisë ngasësi i kamionit është ndaluar nga Policia.

***

Në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor tre persona të lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.

Mjeku kujdestar i Emergjencës ka zbuluar emrat e tre pacientëve të shtrirë.

Lumnie Sahiti nga Malisheva, viti i lindjes 1972, Naser Nuhiu nga Vitia- viti i lindjes 1968 dhe Fatime Islami nga Gjilani- viti i lindjes 1936.

“Rreth orës 16.30  këtu kemi pranuar tre pacientë. Tek ne i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, tash do t’i dërgojmë në klinikat adekuate. Lëndimet janë në kokë mirëpo mund të them se janë lëndime të rënda. Tek ne janë vetëm tre raste. Janë dy femra dhe një mashkull”, ka thënë mjeku kujdestar i Emergjencës.

Vlen të përmendim faktin se nga aksidenti i njëjti ka ndërruar jetë Qerim Çoqaj, derisa 11 të tjera po vazhdojnë të kurohen në spitalin e Gjilanit. 

Image

***

 Para pak minutash në Kliniken Emergjente të QKUK-së kanë arritur dy persona të lënduar gjatë aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Gjilan.

Të njëjtit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla. 

Image****

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ka humbur jetën një person dhe 16 të tjerë janë lënduar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detajet e fundit për aksidentin tragjik në Gjilan.

Hashani ka thënë se dyshohet që shkaqet teknike kanë qenë shkaktar i aksidentit.

“Policia e Kosovës rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident që na ka shqetësuar të gjithëve. Policia ka reaguar me kohë dhe menjëherë kemi filluar me hetimin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se për shkaqet teknike se vozitësi e ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka hyrë në qytetin e Gjilanit, ku fillimisht ka goditur një person, 10 automjete dhe një traktor”, thotë ai.

Sipas policisë, deri më tani 14 persona janë në Qendrën Emergjente të Gjilanit dhe dy janë në QKUK në Prishtinë.

“Policia i ka ndalë dy persona, vozitësin dhe bashkudhëtarin e tij. Policia është duke u marrë në intervistë”, ka thënë ai.

***

Shtohet në tre numri i të lënduarve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga aksidenti që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

***

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur nga Emergjenca e këtij qyteti duke dhënë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

Sipas Hazirit, deri tani ka vdekur një qytetar dhe janë të lënduar 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.  14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.  Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri.

****

Në Gjilan, sot, rreth orës 13:20 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues.

Image

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.

Image

Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë

Image

***

Para pak minutash ka ndodhur një aksident me fatalitet në qendër të Gjilanit, ku u përfshinë një kamion dhe dhjetëra vetura.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Mediat kanë siguruar videon e momentit kur shoferi i kamionit nuk mund të frenoj dhe shkakton aksidentin.

Më poshtë video ekskluzive e aksidentit zinxhiror.

***

Si pasojë e aksidentit të rëndë të shkaktuar sot në Gjilan ka ndërruar jetë një person.

Sipas mediave vendore personi që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti është pikërisht pronari i furrës së njohur ‘Çoqaj’, Qerim Çoqaj.

Personi në foto është Qerim Çoqaj.

Image

***

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhon këtë situatë të rëndë.

“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike”.

“Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.

Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti.

***

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pak minuta më parë ka ndërruar jetë një person.

“Një person tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Tutje i njëjti ka shtuar se numri i të lënduarve që dihet deri më tani është mbi 20.

Konfirmohet nga emergjenca: Një i vdekur dhe disa të lënduar

Begush Canaj nga Emergjenca tha për rajonipress se në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në qendër të Gjilanit një person ka ardhur pa shenja jete dhe janë duke u trajtuar dhjetëra të lënduar.

Begush Canaj tha se i tërë stafi mjekësor, me motra e mjek jemi në shërbim të të lënduarve. “Deri tani dihet se një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë ndërkohë jemi duke trajtuar dhjetarë të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm” tha Canaj.

Image
Image

Një ndeshje e rëndë komunikacioni ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit para pak minutash. Mësohet se ka shuam të lënduar dhe vetura të dëmtuara. Ismet Hashani tha se një kamion transportues ka goditur disa vetura, ka nxjerrur nga rrënjët edhe drunj, ende nuk dihet bilanci i të lenduarve.

Sipas burimeve tona frenat e kamionit transportues me tabela 01i cili po kalonte nëpër qendër të qytetit ishin shkaktari kryesor i kësaj ndeshjeje. Kamionit nuk i kanë punuar frenat diku nga stacioni i autobusëve dhe kendë e ka gjetur përpara e ka shkatërruar.

Ismet Hashani vetëm ka konfirmuar aksidentin e rëndë dhe tha se janë disa vetura të përfshira, ka të lënduar dhe qendra është e dëmtuar, madje janë nxjerr edhe drunj nga dheu.

Image
Image

Kamioni shkakton aksident të tmerrshëm në Gjilan, ka persona të lënduar

Minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë tek rrethi i qyteti, në qendër të Gjilanit, ku si pasojë dyshohet së ka persona të lënduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat