18-vjeçari me motoçikletë përplas për vdekje kalimtarin

Kronikë e zezë

18-vjeçari me motoçikletë përplas për vdekje kalimtarin

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar, duke udhëtuar me motoçikletë, ka përplasur një 80-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.

Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat