Heroinë nga Turqia e Shqipëria në Itali, goditet organizata me 16 shqiptarë të arrestuar

Kronikë e zezë

Heroinë nga Turqia e Shqipëria në Itali, goditet organizata me 16 shqiptarë të arrestuar

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

20 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marihuana, kokainë dhe heroinë. Midis të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento. 

Tre italianët e arrestuar janë, përkatësisht Marco Franchini, 44,  Fabio Marzano, 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç.

Sipas dokumenteve të hetimit, të cilat nisin në vitin 2014, Marzano dhe Franchini janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës heroinë dhe marihuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë.

 Ata shpërndanin drogë në Leçe, Salento, Lazio, Lombardia dhe Emilia Romagna.

Në veçanti, sipas hetimeve, shtetasi turk Hizir Civilek,77 vjeç, me bazë në Brindisi, kujdesej për kontaktet me furnizuesit në Turqi, për të bërë transferimin e drogës në Itali. Shqiptari Ermir Daci, 47 vjeç, konsiderohej si një pikë reference organizative në Lombardi. Ai shpërndante heroinën e ardhura nga Turqia përmes Adriatikut për në Saronno me bashkëpunëtorët e tij.

Hetimet nisën kur italiani Marzano u kap në makinën e tij më 18 shtator 2014, duke transportuar më shumë se 1 kg heroinë.

Për hetuesit, kjo ishte vetëm një pjesë e drogës që mbërriti në portin e Ankonës tetë muaj më herët nëpërmjet një makine nga Turqia.

Ndërsa Pacifico akuzohet se ka mbajtur 53 kg marihuanë si dhe armë dhe municione, duke u dënuar me rreth 5 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Përveç tyre, para drejtësisë, pritet të dalin edhe shqiptarët Leonardo Aliu, 41 vheç, Engjellushe Arapi, 57 vjeçe, Hasan Bibi, 34 vjeç, i dëbuar më herët nga Italia.

Gjithashtu, pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Auro Dule, 40 vjeç, Gentian Dule, 33 vjeç, Piro Hyskaj, 60 vjeç, të tre nga Vlora me banim në Leçe, Gentian Katreli i quajtur "Genti", 44 vjeçar nga Durrës, me banim në Lecce, Gëzim Kritha, i njohur "Gino", 50 vjeç, nga Vlora, Abil Jaupi, i njohur si "Baci", "Kadir", "Habib", 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, Isak Muhameti, 29-vjeç, nga Vlora, Genti Mezini, aka Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora, Jorg Naci, i quajtur "Mili", 42 vjeç, si dhe Dario Profka, 29-vjeç, po nga Valona, por me vendbanim në Leçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat