Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër për grabitje me armë në bakën ‘TEB’ në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër për grabitje me armë në bakën ‘TEB’ në Prishtinë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person i cili dyshohet se nën kërcënimin e armës kreu grabitje në bankën ‘TEB’ në Prishtinë.

Arrestimi i të njëjtit u bërë rreth orës 00:30, ndërsa ai gjendej në arrati që nga muaji shkurt.

Lajmin për arrestimin e këtij personi të dyshuar e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

Ndër të tjerash është theksuar se të dyshuarit i janë konfiskuara para në euro dhe dinarë të Serbisë.

Duhet përkujtuar që ky është personi i dytë i dyshuar  dhe i arrestuar për këtë grabitje të armatosur , pasi më parë policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër.

Konfirmimi i plotë nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha:

Ju konfirmoj se, pas angazhimeve intenzive hetimore dhe operacionale te Policisë së Kosovës, me datë 10.03.2019 rreth orës 00:30, ne Prishtine është arrestuar nje person i dyshuari për veprën penale Grabitje e Armatosur  qe ka ndodhur me date 26.11.2018, ne rr. Rober Doll ne Prishtine ne nje filial të bankës. Personi i dyshuar  ka qene ne arrati qe nga kryerja e grabitjes, dhe i njëjti ka rezistuar gjate arrestimit, zyrtarët policor janë detyruar që për ta futur nën kontrollë të kerkuarin kanë aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij. Gjate arrestimit edhe nje zyrtar policor ka pësuar lëndime te lehta trupore. Te dyshuarit ju kane konfiskuar para në euro dhe dinarë te Serbisë. Ne konsultim me Prokurorin kujdestare,  i dyshuari dërgohet ne Qendër te Ndalimit, per procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne zbardhjen e rasteve te tilla kriminale dhe po punon me njesitet e saj per sjelljen para drejtësisë edhe te personave tjerë të dyshuar të implikuar kryesisht ne raste te grabitjeve me armë dhe vepra tjera kriminale që cenojnë jetën dhe pronën ne përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat