Policia malazeze bllokon 84 kg kanabis në Tuz, trafikanti ikën në Shqipëri

Kronikë e zezë

Policia malazeze bllokon 84 kg kanabis në Tuz, trafikanti ikën në Shqipëri

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia malazeze ka bllokuar 84 kg kanabis në Tuz. Lënda narkotike dyshohet se është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.

Sipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi. Droga ishte e ndarë në 97 pako.

Policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat