Inskenon rrëmbimin, kërkon nga motra 200 euro

Kronikë e zezë

Inskenon rrëmbimin, kërkon nga motra 200 euro

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj të dyshuarin D. Z. (22) nën dyshimin se ka inskenuar rastin e rrëmbimit të tij, me qëllim të përfitimeve materiale.

I dyshuari dje ishte paraqitur me emër të rrejshëm me sms dhe kishte kërkuar nga motra e tij të dorëzojë 200 euro, duke i thënë se vëllai i saj është rrëmbyer.

Rasti është paraqitur në polici ku menjëherë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe më vonë nga motra, e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njëjti është kthyer në shtëpi.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vetë ai.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat