Sillnin drogë nga Holanda në Itali, shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre shqiptarë

Kronikë e zezë

Sillnin drogë nga Holanda në Itali, shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre shqiptarë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:22
Të gjeturat

Një operacion i gjerë antidroge në Brescia të Italisë ka çuar në arrestimin e 27 personave, mes tyre edhe shqiptar.

Sipas mediave italiane, hetimi kishte kohë që kishte nisur nga policia, ndërsa dyshohet se grupi e merrnin drogën nga Holanda dhe e sillnin në Itali duke kaluar nga Brescia.

Të përfshirë në hetim janë gjithsej 39 persona, ku për katër të tjerë u vendos arrest shtëpie, ndërsa për tetë të tjerë u vendos detyrim paraqitje.

Mes 39 personave të hetuar, 29 prej tyre janë shqiptarë, ku shumica rezultojnë me precedentë të mëparshëm për drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat