Policia: 1321 raste ndaj kundërvajtësve në trafik

Kronikë e zezë

Policia: 1321 raste ndaj kundërvajtësve në trafik

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media njofton se është duke vazhduar me aktivitetet që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Vetëm gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2019-10.03.2019 nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve, të cilëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik’”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu,  Policia njofton se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat