Policia arreston dy persona për kanosje

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona për kanosje

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në dy raste të ndryshme për kanosje.

Rasti i parë është regjistruar në Lipjan ku është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që përmes telefonit kishte kanosur viktimën mashkull

Ndërsa rasti i dytë, është kur u arrestua një tjetër mashkull në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj. Policia ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë konfiskuar një shkrepëse në formë të pistoletës dhe një desert Eaglpistol.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat