Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë - Bota Sot
Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:45
Personi i vrarë Tun Bezhi

Një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës dje në orën 18:35.

Policia e Kosovës raporton se për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”.

"Policiaka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...