Shkodër, një 50-vjeçar nxirret i vdekur nga lumi Buna

Kronikë e zezë

Shkodër, një 50-vjeçar nxirret i vdekur nga lumi Buna

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:45
Ilustrim

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e sotme në lumin Buna.

Policia thotë se rreth orës 17:05, tek ura e Bunës e Re, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar.

Viktima është rreth 50 vjeç dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat