Gjendet i varur i dënuari në burgun e Beratit, ndërroi jetë rrugës për në spital

Kronikë e zezë

Gjendet i varur i dënuari në burgun e Beratit, ndërroi jetë rrugës për në spital

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Një i burgosur është gjetur i varur në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve penale në Berat.

Ai është 38-vjeçari Bujar Murati, që në kushte ende të paditura i dha fund jetës në burg.

Kanë qenë punonjësit e burgut që e gjetën atë në qeli, ndërsa fillimisht u transportuan në Spitalin e Beratit.

Murati shkoi në spital në gjendje kome dhe u nis në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë.

38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, nga ish-i dashuri i saj, që më pas vrau edhe veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat