Aksident në Prishtinë, lëndohen 6 persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen 6 persona

Më: 14 mars 2019 Në ora: 08:28
Aksident në Prishtinë, lëndohen 6 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, apo saktësisht në udhëkryqin te Qendra e Studentëve.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme mjaft të mëdha materiale.

Lidhur me këtë aksident, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se janë gjashtë persona të lënduar.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, 6 persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti për IO.

Tutje e njëjta ka shtuar se lëndimet e marra nga ky aksident janë të lehta dhe se sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos-respektimit të semaforit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat