Kërcënoi punonjësin e burgut, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kërcënoi punonjësin e burgut, arrestohet i dyshuari

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars 2019 ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. i lindur me 1959 m/k/sh, njofton PK.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën 13 mars 2019 në Istog, kanë kryer kontroll të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë bastisjes është gjetur një armë e tipit Zastava dhe një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit.

Hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura ligjore të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat