Lëshon vërtetime të falsifikuara të veteranëve të luftës, arrestohet një i dyshuar - Bota Sot
Lëshon vërtetime të falsifikuara të veteranëve të luftës, arrestohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Lëshon vërtetime të falsifikuara të veteranëve të luftës, arrestohet një i dyshuar

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Pas hetimeve disa mujore nga Policia e Kosovës, rezulton se i dyshuari S. Sh. dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para.

Policia e Kosovës gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim.

Bazuar në hetimet policore, dyshohet se i njëjti kishte pajisur me certifikata dhe vërtetime të veteranëve të UÇK-së tre persona, përderisa ekzistojnë dyshimet se i njëjti përveç këtyre personave mund të ketë pajisur me dokumente të tilla edhe persona të tjerë, për të cilët PK-ja është duke kryer hetime.

Policia e Kosovës për të njëjtin rast do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...