Policia me aksion bastisjeje në Drenas, pas grabitjes së armatosur - Bota Sot
Policia me aksion bastisjeje në Drenas, pas grabitjes së armatosur

Kronikë e zezë

Policia me aksion bastisjeje në Drenas, pas grabitjes së armatosur

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:19
Drenas

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisjes në Drenas.

Bastisja ka ndodhur saktësisht në një bllok banesash ku banon një grabitës, i cili sot nën kërcënimin e armës hyri dhe plaçkiti një institucion mikrofinanciar në Drenas.

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, e cila ka theksuar se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...