Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohet një armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohet një armë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Policia dje rreth orës 15:00, në fshatin Bequk në Vushtrri, ka konfiskuar një armë gjuetie.

Policia pas identifikimit të një fotografie e cila është postuar në rrjetet sociale, ku shihet një mashkull me një armë, ka arritur të lokalizojë dhe ta arrestojë personin e dyshuar E. M. 48 vjeçar

Si provë materiale është konfiskuar arma e gjuetisë, prodhim artizanal.

I dyshuari pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat