Ngritët aktakuzë për korrupsion ndaj një zyrtari në Shtime

Kronikë e zezë

Ngritët aktakuzë për korrupsion ndaj një zyrtari në Shtime

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar , me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” .

“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat