Aksidenti i rëndë që i mori jetën 26-vjeçarit, aksi Shkodër-Koplik përgjakët me 3 viktima në 3 ditë

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë që i mori jetën 26-vjeçarit, aksi Shkodër-Koplik përgjakët me 3 viktima në 3 ditë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkoder-Koplik. Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Ky aksident ndodhi sërish në aksin Shkodër-Koplik ku edhe tre ditë më parë u shënuan dy viktima të tjera. Sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë ora 12:00 kur dy mjete, një tip Benz dhe një tjetër tip Volsvagen janë përplasur me njëra-tjetrën. Drejtuesi i mjetit tip Benz Nikola Sokolaj, 26 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme, shkruan “Panorama”.

Dy persona të tjerë Eduart Haxhaj 42 vjeç dhe Lekë Malota 60 vjeç kanë pësuar dëme në trupin e tyre. Menjëherë pas informacionit për këtë aksident të rëndë në vendngjarje mbërritën ambulancat e spitalit rajonal të Shkodrëa për të bërë trasnportimin e të akaidentuarve. Pavarësisht ndihmëa së shpejtë ka qenë e pamundur që të shpëtohet 26 vjeçari Nikola Sokolaj pasi kishte humbur jetën si shkak i plagëve të rënda që kishte marrë. Ambulancat morën edhe dy të plagosurit e tjerë Eduart Haxhaj dhe Lekë Malota duke i sërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Menjëherë mjekët i dhanë atyre ndihmën e parë ndërsa sipas burimeve spitalore kanë pësuar dëmtime të rënda në trup. Pas këtij aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik menjëherë mbërritën edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës. Grupi i ekspertëve menjëherë nisi punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti të ndodhur. Sipas burimeve mjeti tip Benz ku ndodhej viktima po udhëtonte në aksin Shkodër-Koplik kur mjeti tjetër tip Volsvagen po dilte nga një rrugë dytësore për t’u futur në aksin nacional.

Dy mjetet si shkak i pakujdesisë janë përplasur me njëra-tjetrën duke i marrë jetën 26 vjeçarit Nikola Sokolaj. Burime nga vendngjarje bëjnë me dije se mjeti tip Benz po ecte me një shpejtësi të madhe ndërsa edhe mjeti tip Volsvagen ka tentuar të dalë nga rruga dytësore pa u siguruar mirë gjë e cila ka sjellë këtë aksident të rëndë.

Mjeti tip Benz si shkak i përplasjes së fortë përfundoi disa metra poshtë rrugës kryesore në një fushë në anë të aksit nacional duke bërë që kjo goditje të jetë fatale për 26 vjeçarin Nikola Sokolaj dhe dy të tjerë të mbesin të plagosur. Mjeti tjetër u spostua në anë të rrugës si shkak i aksidentit. Viktima Nikola Sokolaj qëndronte në Itali dhe prej disa javësh ishte fejuar duke gjetur dashurinë e jetës së tij.

26 vjeçari kishte ardhur në Shkodër për të bërë ceremoninë zyrtare të fejesës por gjithçka u kthye në një tragjedi për familjen e tij pas këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën Nikola Sokolajt.

Tre ditë më parë dy viktima të tjera në aksin Shkodër-Koplik

Tre ditë më parë po në aksin Shkodër-Koplik humbën jetën dy shtetase si shkak i një aksidenti tjetër të rëndë. Shtetaset Hasija Bajrakurtaj 52 vjeçe dhe nusja e djalit të saj Esmirila Bajrakurtaj 18 vjeçe, kjo e fundit shtatzënë humbën jetën si shkak i aksidentit. Të dyja po ecnin në këmbë kur papritur rreth orës 14:05 të 13 marsit një mjet i përplasi. Hasije Bajrakurtaj humbi jetën në mënyrë të menjëhershme ndërsa nusja e djalit të saj qëndroi për disa orë në sallën e reanimacionit në spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndërroi jetë duke mos përballuar plagët e rënda.

Vjehrra dhe nusja e saj u aksidentuan nga shtetasi silvan Dricaj i cili po ecte me një shpejtësi të madhe në aksin Shkodër-Koplik. Policia vendore e Shkodrës ndaloi menjëherë drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje dy shtetaset e sipërpërmendura. Aksidentet në Shkodër vazhdojnë të mbeten një shqetësim. Vetëm ditët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 7 të plagosur mes të cilëve edhe të dëmtuar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat