Policia jep detaje për përleshjen në Klinë - Bota Sot
Policia jep detaje për përleshjen në Klinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për përleshjen në Klinë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustruese

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:58, sipas tyre, PK është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të përfshirë katër (4) persona të dyshuar dhe një (1) person viktimë .

Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...