Kapet 1 kg heroin në linjën e autobusit Gostivar – Bern, Zvicër - Bota Sot
Kapet 1 kg heroin në linjën e autobusit Gostivar – Bern, Zvicër

Kronikë e zezë

Kapet 1 kg heroin në linjën e autobusit Gostivar – Bern, Zvicër

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 13.03.2019 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë kontrollit të autobusit me regjistrim të Zvicrës, i cili ishte duke lëvizur në relacion Gostivar – Bern, Zvicër, nën ulëset e fundit është kapur një kese në të cilën janë gjetur dy paketime, përafërsisht me 1 kilogram heroin. Droga është konfiskuar, dhe pas hetimeve është vërtetuar se bëhet fjalë për heroin në masë prej 998.3 gram.

Në stacionin policor të Kumanovës janë arrestuar K.P (41) dhe A.B (38), që të dy nga fshati Koliçan i Shkupit, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe hedhje në treg të drogërave, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Po merren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit” kanë informuar nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...