Prokuroria tregon si ndodhi aksidenti në Duhël: Vetura e tre djemve ishte e marrë me qira - Bota Sot
Prokuroria tregon si ndodhi aksidenti në Duhël: Vetura e tre djemve ishte e marrë me qira

Kronikë e zezë

Prokuroria tregon si ndodhi aksidenti në Duhël: Vetura e tre djemve ishte e marrë me qira

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:10
Pamje nga aksidenti

Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël, ishte e marrë me qira.

Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, ka thënë se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin.

“Golfi ka hyrë në tejkalim në vijë të plotë, i ka prekur rrotat e fundit te kamionit edhe kamionit ia ka humbur drejtimin”, ka thënë prokurori.

Vozitësi i kamionit tashmë është ndaluar ndaluar për 48 orë.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë që nga ndodhur brenda disa muajve në Duhël.

Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.

Ata kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra dhe vetura me të cilën ishin aksidentuar, ishte e marrë me qira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...