Një granatë dore gjendet nën kadë në një banesë në Prishtinë - Bota Sot
Një granatë dore gjendet nën kadë në një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një granatë dore gjendet nën kadë në një banesë në Prishtinë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Policia raporton se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë raportohet se gjatë renovimit të një apartamenti, është gjetur nga punëtorët në banjë nën kadë një mjet i dyshuar shpërthyes.

Mjeti i dyshuar është siguruar nga policia, kurse njësiti për deminim “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin shpërthyes granatë dore M-75, e cila është tërhequr pa asnjë problem  nga vendi i ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...