Policia konfirmon se 72 vjeçari vrau vëllanë 64 vjeçar, tregon shkakun - Bota Sot
Policia konfirmon se 72 vjeçari vrau vëllanë 64 vjeçar, tregon shkakun

Kronikë e zezë

Policia konfirmon se 72 vjeçari vrau vëllanë 64 vjeçar, tregon shkakun

Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës përmes një konference për media ka dhënë detaje lidhur me dy  vrasjet që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllau i tij pas një konflikti rreth një prone.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

“Viktima ishte dënuar më parë për një vrasje për 14 vite. Të dy kufomat janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa viktima e gjinisë fëmorrore”, ka thënë ai.

Image

***

Sot rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës ka ndodhur një vrasje.

B.G 72 vjeç qëlloi për vdekje vëllain e tij I.G 64 vjeç.

Mësohet se motiv i vrasjes të ketë qenë trashëgimia familjare.

Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i nderi I.G (emër i njohur për redaksinë), të ketë qenë i dënuar për vrasje vite më parë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. 

***

Rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllëzërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua (familjare e tyre). Express nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mëson se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G- të gjithë emra të njohur për redaksinë).

Media mëson se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me tragjëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.

***

Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia e Kosovës.

Viktima është Jetmir Aliaj, dhe i njejti ishte në punë në momentin e vrasjes.

I ndjeri ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërnarë në rrjetet sociale ku thuhet se ai në momentin e vrasjes kishte qenë duke punuar në kazino.

Ndërkohë që në po të njëjtin qytet, para pak orëve dyshohet se ka ndodhur edhe një vrasje. Vëllai besohet se ka vrarë vëllan në Studentqan të Suharekës.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës.

Shumë shpejt detaje të reja nga dy vrasjet e sotme në Suharekë.

Image

***

Para pak minutash në fshatin Studenqan të Suharekës ka ndodhur një vrasje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Burime të Indeksonline kanë thënë se bëhet fjalë për një vrasje mes familjarëve.

“Tani jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, e di që vetëm një person është vrarë asgjë më shumë.”, ka thënë ai shkurt pa dashur të japë informacione shtesë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Suharekë është vrarë edhe një person tjetër në fshatin Mushtisht.

***

Pasditja e së dielës, sipas dëshmitarëve, ka qenë dita e fundit e jetës për një person rreth 35-vjeçar nga fshati i Mushtishtit.

Vrasja ka ndodhur në rrugën e Reshtanit në një lokal të lojërave të fatit. Dëshmitarët kanë thënë për TherandaPost se një automjet ka ndaluar, është futur brenda ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat për vrasjen nuk dihen ende. E gjitha çka dihet është se ai është 35-vjeçar dhe është nga Mushtishti dhe dyshohet se është vllavrasje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Image

***

Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë. Këtë informacion e ka konfirmuar policia, duke shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Prokurori i krimeve të rënda, Mehdi Sefa, gjendet në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Tha se organet e hetuesisë po merren me rastin.

“Jemi në vendin e ngjarjes. Mund të ju konfirmojë se bëhet fjalë për një vrasje. Detaje të tjera për shkak të hetimeve nuk mund të japim për momentin. Hetime po vazhdojnë”, tha Sefa.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia e ka marrë informatën sot rreth orës 9:00 se një person dyshohet të jetë vrarë. Të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha ekzeminimet e nevojshme për zbardhur rrethansat e vrasjes”, ka thënë Gashi.

Kjo është vrasja e dytë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën në Marmull të Gjakovës një person është vrarë nga arma e zjarrit. 40 vjeçarit ia morën jetën për shkak të një problemi pronësor.

***

Një person është vrarë në një kazino në Suharkë, bën të ditur Policia e Kosovës

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia e ka marrë informatën sot rreth orës 9:00 se një person është vrarë në një kaziono. Të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha ekzeminimet e nevojshme për zbardhur rrethansat e vrasjes”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...