Shkodër, 45-vjeçari kapet me armë dhe drogë - Bota Sot
Shkodër, 45-vjeçari kapet me armë dhe drogë

Kronikë e zezë

Shkodër, 45-vjeçari kapet me armë dhe drogë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe kapsolla për lëndë plasëse.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar "Kir" u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

"Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje", sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 4.5 kg kanabis;

- 2 armë zjarri automatike;

- 19 kapsolla për lende plasëse;

- 10 metër fitil zjarr përcjellës;

- 10 krehra; 

- 77 fishekë;

- 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...