Tregtari shqiptar i kokainës arrestohet dy herë brenda muajit, si përfundoi në “grackën” e policisë

Kronikë e zezë

Tregtari shqiptar i kokainës arrestohet dy herë brenda muajit, si përfundoi në “grackën” e policisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë në Bastia, fal edhe bashkëpunimit të banorëve lokalë.

Policia kishte vënë re për disa ditë rresht, lëvizjet e dyshimta të makinave, ndaj nisën vëzhgimet në terren.

Kjo i lejoi policisë të dokumentonte shkëmbimin e kokainës mes burrit shqiptar dhe një të riu italian, i cili u përpoq të hidhte në tokë dy dozat e blera të drogës.

Përveç se gjeti lëndën narkotike, policia ushtroi kontroll edhe në automjet si dhe në banesën ku jetonte shqiptari, duke kapur përveç drogës edhe shumën e paguar për blerjen, rreth 1500 euro cash si dhe materiale për paketimin e drogës, siç shkruajnë mediat lokale.

Shqiptari u arrestua, ndërsa ndaj tij është leshur edhe një urdhër dëbimi, i dytë brenda pak më shumë se një muaji. Ai rezulton i arrestuar në muajin shkurt të këtij viti, ku edhe ishte deportuar nga Italia për në Shqipëri nëpërmjet transportit ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat