I riu shqiptar vrau të atin me çekiç, pasi i tha martohu dhe e ndajmë gruan bashkë - Bota Sot
I riu shqiptar vrau të atin me çekiç, pasi i tha martohu dhe e ndajmë gruan bashkë

Kronikë e zezë

I riu shqiptar vrau të atin me çekiç, pasi i tha martohu dhe e ndajmë gruan bashkë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:22
Selman Alija ( mbrapa)

I qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda Selman Alija, i akuzuar për vrasjen e te atit,  Fejzi Alisë në dhjetor të 2017. Vrasja në familjen Aliaj, e cila jeton në rrethinat e Shkozës, më e rëndë se makabriteti që e përshkonte, pati shkaktuar tronditje ne opinionin pulbik për shkak të motivit që çoi në këtë krim. Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29 vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me pragun e dëgjimit dhe të të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, sic ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte pasi rezultonte se ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit. Më pas i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë. Por, Selman Alija nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat. Familja bashkë me mbrojtjen pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor. Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 dhjetor të vitit 2017. Pas një debati të ashpër, Selman Alija qëlloi me çekiç babanë e tij e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës . Në vendin e ngjarjes ishin vetëm ata të dy.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...