Durrës, shpërthim tritoli në oborrin e një banese - Bota Sot
Durrës, shpërthim tritoli në oborrin e një banese

Kronikë e zezë

Durrës, shpërthim tritoli në oborrin e një banese

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Durrësi tronditet sërish. Një shpërthim tritoli ka ndodhur në oborrin e një banese.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së  një 54-vjeçar me inicialet Q.H.

Policia e qytetit bën me dije se ka shpërthyer një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 20.03.2019, rreth orës 01:15, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale Q.H., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse ,duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje , identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...