Vritet një person në një kazino në Lipjan, i dyshuari në arrati - Bota Sot
Vritet një person në një kazino në Lipjan, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Vritet një person në një kazino në Lipjan, i dyshuari në arrati

Më: 20 mars 2019 Në ora: 21:55
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

(E plotësuar) -  Pas raportimit për vrasjen e 36 vjeçarit në një kazino në komunën e Lipjanit, kapiteni i policisë, Driton Imeri është deklaruar lidhur me rastin.

Imeri ka bërë të ditur se me të marrë informatën njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, por që iu është dashur intervenimi me forcë për të hapur derën në mënyrë që të gjendet trupi i viktimës.

“Rreth orës 20:00 stacioni policor në Lipjan ka pranuar informatë se punëtori që ka qenë duke punuar nuk po lajmërohet në telefon dhe njësitë policore brenda tre minutave i janë përgjigj thirrjes dhe bashkë me sigurimin e kanë gjet se dera e hyrjes ka qenë e mbyllur dhe kanë vendos që me force me hap derën dhe brenda në lokal kanë gjetë afër shankut një person të shtrirë në tokë, pa shenja jete në atë moment e konfirmuar më tej edhe nga mjeku kujdestar në Qendrën spitalore në Lipjan. Menjëherë janë thirr të gjitha njësitë që merren me hetime e këtyre krime”, ka thënë Imeri.

Ndërsa Prokurori kujdestar i këtij rasti, Armend Hamiti ka deklaruar se është një person i dyshuar por që nuk është arritur të identifikohet ende.

Tutje ai theksoi se policia është duke vepruar në këtë drejtim, në mënyrë që të bëhet identifikimi dhe i njëjti të vihet para drejtësisë.

“Personi që ka humbur jetën është i gjinisë mashkullore.Sapo u morë informata nga policia menjëherë si prokuror kujdestar me njësitë përkatëse e konfirmuam se një person që ka punuar këtu fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe vdekja është e dhunshme. Jemi shpërndarë të gjitha njësitë në teren që të identifikohet personi që kërkohet të bëhet identifikimi i tij dhe për momentin kjo mund të ndahet me opinionin nëse ka nevojë për ndihmë të qytetarëve për identifikim përsëri do të jemi së bashku.Për momentin nga njoftimi  parë është grabitje me pasojë vdekje. Është personi i dyshum por ende nuk është identifikuar. Kur të kryhen këto procedura si shkojnë fillimisht, në gjithë terenin edhe pse është pak vështirë shkaku natë por shpresojmë që sa më shpejtë të identifikohet dhe i njëjti të del para drejtësisë”, ka përfunduar Hamiti.

 Duhet përkujtuar që javën e kaluar një punonjës në një kazino tjetër në Suharekë humbi jetën në të njëjtën mënyrë, nga të shtënat me armë në drejtim të tij e që i dyshuari është një polic i cili tashmë është i arrestuar dhe po mbahet në mbajtje.

***

Sonte rreth orës 20:00, një 36 vjeçar është vrarë në një lokal në Lipjan.

Sipas mediave vendore viktima është nga fshati Rezall i Skenderajt.

Rasti nga policia është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç , që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë perderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Image

****

Rreth orës 20:00 në Lipjan ka ndodhur një vrasje.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një 36 vjeçar.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë.

“Rreth ores 20:00 policia ka marrë informaten se në një lokal në rrugen “Bajram Gashi” në Lipjan  gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informaten policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje”, ka njoftuar Policia.

Dalin detaje të reja për vrasjen në Lipjan

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë sonte në një kazino në dalje të Lipjanit.

Sipas mediave vendore personi i cili ka humbur jetën ishte punëtor në këtë lokal kazinoje e i dyshuari për vrasje e ka qëlluar atë duke tentuar të kryejë një grabitje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për rastin në fjalë, por që duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar një punëtor tjetër në një kazino në Suharekë u vra në mënyrë të njëjtë.

Vritet një person në një kazino në Lipjan

Një person është vrarë sonte në një kazino në Lipjan. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Aktualisht vendi i krimit është siguruar dhe hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e vrasjes.

Nuk ka ende informacione për autorin e krimit ndërsa sipas policisë së shpejti do të dilet me informacione shtesë përkitazi me ngjarjen e rëndë.

Rikujtojmë se javën e kaluar edhe në Suharekë ndodhi një vrasje në kazino ku i dyshuar është një pjesëtarë i Policisë së Kosovës i cili ndodhet prapa grilave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...